
Shkrimtari finlandez me origjinë shqiptare Pajtim Statovci, është ndër shkrimtarët më të suksesshëm në Finlandë. Me veprën e tij " Zemra e Tiranës”, botuar më 2016, ai bëhet pjesë e kandidaturës për çmimin ndërkombëtar “National Book Award”, në SHBA. Statovci, është ndër dhjetë shkrimtarët e përzgjedhur për këtë çmim letrar prestigjoz.
Autori Pajtim Statovci lindi në Kosovë në vitin 1980. Pas shpërthimit të luftës në ish-Jugosllavi më 1992, familja e tij u zhvendos në Finlandë. Ai është autor i disa librave dhe është vlerësuar me shumë çmime. Romani i tij i parë “My cat Jugoslavia”, botuar për herë të parë më 2014 në Finlandë fitoi çmimin “Helsingin Sonomat” , si romani më i mirë në finlandisht i po atij viti. Romani i tij i dytë “Heartliness”, fitoi çmimin “Toisinkoinen”, për vitin 2016 në Finlandë. Veprat e Statovcit janë të përkthyera në disa gjuhë të botës dhe mjaft të vlerësuara nga kritika.



