Zbulohet mozaiku në Parkun Arkeologjik të Ulpianës/ Dardania në dedikimin e Perandorit Justinian

Zbulohet mozaiku në Parkun Arkeologjik të Ulpianës/ Dardania në dedikimin e Perandorit Justinian

Një zbulim mozaik që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik “Ulpiana” në Prishtinë.

Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij.

Mbishkrimi paraqet një dëshmi shumë të rrallë dhe dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës. Kisha paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm.

Përmendja e Justinianit të Madh dhe gruas së tij Theodora si themelues të qytetit dhe dedikues të kishave gjigante në qytetin e Dardanisë, Justiniana Secunda, paraqesin dëshmi të rëndësishme historike, duke sjell kësisoj evidenca të reja për historiografinë.

Përmendja "Urbem Dardaniae" (Qyteti i Dardanisë) në mbishkrimin e sapo zbuluar konfirmon faktin që dardanët dhe Dardania vazhdonin të ishin si një identitet dhe territor i rëndësishëm edhe në shek. VI. Ndërsa Justiniani i Madh (527-565), përmes këtij mbishkrimi, na dëshmohet se ka ruajtur lidhjet me vendin e tij të origjinës - Dardaninë.

Zbulimit po i bëhet jehonë nga vizitorë të rëndësishëm që kanë vërshuar këto ditë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës në Prishtinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy