Drejtori i Edicionit të Dytë i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor i cili po mbahet në Durrës dhe do të zgjasë deri në datën 31 tetor, Oltsen Gripshi thotë se thelbi i saj ka të mbërritur te i gjithë qyteti.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se tema e bienales vendos në përballje dhe dialog të gjithë artistët e përfshirë, me vendet e tyre të origjinës.
Kuratori në këtë edicion është italiani Massimo Scaringella, i cili ka kuruar pavione të ndryshme ndërkombëtare dhe në bienalin e artit bashkëkohor në Venecia, bienalja më e rëndësishme në botë.
Tema “Periferia: Tranzicione pamore”, na përkoi për të parë periferitë e qyteteve si Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, etj.
Për ta vendosur këtë periferi shqiptare në përballje, dialog me periferitë e gjithë këtyre artistëve të origjinave të vendeve nga këta artistë vijnë dhe përfaqësojnë. Bienalja e Durrësit, në thelb ka të të mbërriturit te i gjithë qyteti.



