Nga Pamuk te Alexievitch e Ruzhdie/ 1040 shkrimtarë nënshkruajnë letrën kundër luftës në Ukrainë

Nga Pamuk te Alexievitch e Ruzhdie/ 1040 shkrimtarë nënshkruajnë letrën kundër luftës në Ukrainë

Një letër e nënshkruar nga 1040 shkrimtarë nga e gjithë bota, shpreh solidaritet me shkrimtarët, gazetarët, artistët dhe popullin e Ukrainës.

Letra dënon pushtimin rus dhe bën thirrje për një fund të menjëhershëm të gjakderdhjes. Nënshkrues janë edhe laureate të Nobelit, si Sveltana Alexievitch, Orhan Pamuk, Maria Ressa dhe Olga Tokarczuk .

Ndër shkrimtarët që e kanë nënshkruar janë Margaret Atwood, Salman Rushdie, Max Porter, Paul Auster dhe Edmund de Waal.

Në letër lexohet:

Për miqtë dhe kolegët tanë në Ukrainë,

Ne, shkrimtarët në mbarë botën, jemi të tmerruar nga dhuna e ushtruar nga forcat ruse në Ukrainë dhe bëjmë thirrje urgjente për t'i dhënë fund gjakderdhjes.

Ne qëndrojmë të bashkuar në dënimin e një lufte të pakuptimtë, të zhvilluar nga refuzimi i Presidentit Putin për të pranuar të drejtat e popullit të Ukrainës për të debatuar për besnikërinë dhe historinë e tyre të ardhshme pa ndërhyrjen e Moskës.

Ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të shkrimtarëve, gazetarëve, artistëve dhe të gjithë popullit të Ukrainës, të cilët po jetojnë orët e tyre më të errëta. Ne jemi pranë jush dhe ndjejmë dhimbjen tuaj.

Të gjithë individët kanë të drejtën për paqe, shprehje të lirë dhe tubim të lirë. Lufta e Putinit është një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë jo vetëm në Ukrainë, por në mbarë botën.

Ne qëndrojmë të bashkuar në thirrjen për paqe dhe për t'i dhënë fund propagandës që po nxit dhunën. Nuk mund të ketë një Evropë të lirë dhe të sigurt pa një Ukrainë të lirë dhe të pavarur. Paqja duhet të mbizotërojë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy