
Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela, teksa është çelur gara për drejtuesin e ri të TOB, thotë se nuk i njeh kandidatët e tjerë.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Çela deklaroi se pret që Ministria e Kulturës t’i ftojë për të parashtruar alternativat.
Ministria e Kulturës nuk i ka bërë ende me dije kandidatët e tjerë. 2-3 kandidatë janë vetëshpallur, por zyrtarisht nuk ka ende. Kërkohet me master shkencor në ekonomi ose në menaxhim, në kritere është kërkesë e shtuar.
Nuk ka qenë sepse në bazë të kritereve që Këshilli i Ministrave nxjerr për drejtuesit e administratës së shtetit, nuk është ky kriter. Unë kam master shkencor dhe eksperiencë të gjatë në fushë. Nuk kam pikasur frymë anti-Zana, por isha e para dhe e vetmja që replikova këtë kriter. Se bie ndesh me kriteret që VKM kanë prezantuar prej shumë kohësh deri në mars 2022.
Ministrja në një dalje të saj iu përgjigj gazetarëve, duke thënë se nuk është kriter përjashtues por preferencial. Eksperienca në menaxhimin e artit 37-38 vjet, ndonëse nuk kam master në menaxhim.
Kjo eksperiencë ka ardhur hap pas hapi, që pas vitet ’90-të kur unë kam kaluar në menaxhere eventesh që nga Marie Kraja, dy projekte të mëdha me BE dhe eksperienca e fundit 5 vjet të drejtosh teatrin e Operas pa godinën e saj, është eksperiencë e madhe. Godina ka qenë në rikonstruksion katër vite e gjysmë.
Në shtatorin e kaluar hymë. Aktiviteti ynë ka qenë jashtë godinës. Të prodhosh opera dhe balet pa pasur skenën është një sfidë e madhe.
Ajo shtoi se një eksperiencë e tillë bëri shumë mirë sepse e zgjeroi audiencën jashtëzakonisht shumë dhe solli rritje bashkëpunimi me biznese.
Duke folur për vështirësinë e drejtimit, deklaroi se ka drejtuar dhe nga 1999-2003, që tha se vinte pas vitit 1997 kur TOB ishte djegur dhe ishte jashtë funksionit, por nënvizoi kjo e tanishmja ishte shumë e vështirë, për shkak të tërmetit, covidit dhe rikonstruksionit.
Unë jam menaxhere arti, kjo është statura ime tashmë, por dhe krijimtaria, gjithmonë kam qenë autore eventesh.
Momentet e vështira e nxisin krijimtarinë, dhe katër vite e gjysmë pa godinë, na bëri që të mendojmë. Por kemi rritur pesëfish numrin e shfaqjeve. U ndezën motorët shumë dhe kjo bën efekte të mira.
E njoh mirë audiencën se sa të trashëguar e ka audiencën për shfaqje operistike.
Ne e kemi traditë muzikën operistike, jo më kotë ka qenë në avangardë në raport me zhanret e tjera. Në çdo qytet të Shqipërisë që kemi qenë, biletat kanë qenë të shitura totalisht. Kishte një etje.
Nëse unë do jem në krye të TOB, traditën e shfaqjeve në rrethe do e vazhdoj. Opera duhet të shkojë atje ku audienca është, vetëm kështu do e shpërndajmë Operan.
Kemi audiencë të huaj por edhe nga mosha 13, 14, 15 vjeç, shumica e audiencës është me moshë të re. Në vendet e tjera shumica është moshë e tretë.
Sigurisht kemi bërë dhe punë. Për ne akustika ishte problem, por tani është zgjidhur shumë shumë mirë, ku edhe këngëtarët me intensitet mesatar ua zhvillon.



