Në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka njoftuar sot shfaqjen e një prej filmave më ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.
Ky film do të çelë siparin e Kinemasë së Hapur, nëpërmjet këtij realizimi artistik, si një përkujtesë e betejës së shqiptarëve për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashist.
Me këtë aktivitetit në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, nis sezoni i ngjeshur i veprimtarisë së Kinemasë së Hapur, e cila synon t'i adresohet veçanërisht të rinjve, përmes një shërbimi që ndërthur edukimin me zbavitjen.
Filmi shfaqet në Teatrin e DPS-së, prej orës 20:00, për të vazhduar në ditët në vijim, edhe me filma të tjerë në Kinemanë e Hapur.



