“E mërkura në jazz” sonte në skenën e TKOB

“E mërkura në jazz” sonte në skenën e TKOB

Festivali i jazz-it kthehet sot në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, me kuintetin e përbërë nga studentë të Konservatorit të Potenza-s, “Carlo Gesualdo”, të cilët do të sjellin një repertor të pasur me traditën afrikano-amerikane.

Në koncerti e sotëm nën titullin “Ideal Standards”, do të interpretojnë: Claudia Nigro në vokal, Alessandro Di Stasi në kitarë, Antonello Liccione në piano, Carlo Giuseppe Armiento në bas elektrik dhe Francesco De Mito në bateri.

Përgjatë dy muajve, e mërkura në Teatrin e Operas dhe Baletit do të kthehet në një traditë të muzikës jazz, me një repertor të veçantë kushtuar të gjithë adhuruesve të kësaj muzike.

Ky vjen si një bashkëpunim i frytshëm mes Teatrit të Operës dhe Baletit e Konservatorit “Gesualdo da Venosa”, Potenza, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës, Qendra “Gjenerata e Re” dhe Abi Bank.

Koncerti i muzikës jazz “Ideal Standards”, nis prej orës 20:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy