Nis Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, në Pogradec hapet ekspozita “Lin in Aqua 2”

Nis Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, në Pogradec hapet ekspozita “Lin in Aqua 2”

 

Në Galerinë e Arteve të Qytetit të Pogradecit është çelur Ekspozita Ndërkombëtare e Akuarelit “Lin in Aqua 2”, aktivitet që shënon edhe hapjen zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit.

 

Mbi 150 vepra arti të realizuara nga 64 artistë, të ardhur nga Shqipëria dhe më shumë se 25 vende të botës, janë ekspozuar për publikun, duke e kthyer qytetin liqenor në një pikëtakim të rëndësishëm të artit bashkëkohor.

 

Organizatorët Armand Xhika dhe Foti Kllogjeri theksuan se festivali nuk synon vetëm prezantimin e veprave artistike, por edhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes piktorëve nga vende të ndryshme. 

 

Sipas tyre, gjatë këtyre ditëve artistët shkëmbejnë përvoja profesionale, teknika pune dhe ndërtojnë miqësi që vijojnë edhe pas përfundimit të aktivitetit.

 

Mes pjesëmarrësve është edhe piktorja ukrainase Victoria Grigorieva, e cila u shpreh e emocionuar për pjesëmarrjen në festival. 

Ajo tha se kjo është vizita e saj e parë në Pogradec dhe se është mahnitur nga bukuria e qytetit dhe e liqenit. 

Sipas saj, udhëtimi ka qenë i gjatë dhe i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë, por përvoja në Pogradec e ka bërë që çdo sakrificë të vlejë.

 

Ekspozita “Lin in Aqua 2” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 12 korrik, duke u dhënë mundësi artdashësve të njihen nga afër me krijimtarinë e artistëve nga vende të ndryshme të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy