Java Kulturore kineze/ Në Muzeun Kombëtar hapet ekspozitë e fotografive historike kino-shqiptare

Java Kulturore kineze/ Në Muzeun Kombëtar hapet ekspozitë e fotografive historike kino-shqiptare

 Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, me rastin e Javës Kulturore Kineze u çel ekspozita e fotografive historike kino-shqiptare. Përmes fotove, kjo ekspozitë pasqyron miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet mes dy popujve.

Ekspozita u çel në praninë e personaliteteve nga fushat e artit dhe diplomacisë, si dhe të të ftuarve dhe qytetarëve nga Tirana.

I pranishëm në këtë veprimtari, ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë, Zou Ding, shprehu mirënjohjen për realizimin e kësaj ekspozite fotografiko-historike, ku janë fiksuar çaste mbresëlënëse dhe të çmuara nga miqësia mes dy vendeve tona.

Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, tha se është nder dhe kënaqësi që hapja e Javës Kulturore Kineze përurohet në Muzeun Historik Kombëtar.

Më tej ai vuri në dukje se Shqipëria dhe Kina janë dy partnerë të rëndësishëm edhe në fushën e artit e të kulturës, duke nënvizuar se, herë pas here, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës, në Muzeun Historik Kombëtar janë organizuar mjaft veprimtari që kanë bërë të njohura për publikun thesaret e trashëgimisë kulturore.

Ambasadori kinez shpërndau gjatë kësaj ceremonie një album grafikësh e skulpturash të “Skulptorit të Popullit”, Mumtas Dhrami, album i realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Kinës dhe që përmbledh punë të artistit, të realizuara gjatë qëndrimit të tij në Republikën Popullore Kineze, në 1967.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më datë 02 tetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy