“Lufta e ftohtë” i suprizon të gjithë, Żal lë pas Alfonso Cuaron

“Lufta e ftohtë” i suprizon të gjithë, Żal lë pas Alfonso Cuaron

Kineasti polak, Łukasz Żal, ka fituar çmimin e madh të akorduar nga Shoqata Amerikane e Kinematografëve.

Filmi i tij, "Lufta e Ftohtë", i xhiruar në bardhezi, la pas “Romën” e Alfonso Cuaron-it, si edhe tre filma të tjerë pretendentë: "First Man", "A star is born” dhe "Favorite".

Vetë kineasti 38-vjeçar nuk mori pjesë në ndarjen e çmimeve. Edicioni i 33-të u mbajt në Ray Dolby Ballroom në Hollyëood & Highland në Los Anxheles.

Zal është gjithashtu në garë për një çmim Academy Award në kinematografi, së bashku me Cuaron, Labitique, Ryan dhe Caleb Deschanel për "Never Look Away".

"Lufta e Ftohtë" (Cold War), me regji nga Pawel Pawlikowski, i vendos ngjarjet në Poloni dhe Paris nga fundi i viteve 1940 deri në vitet 1960 dhe tregon historinë e një drejtori muzikor dhe një këngëtareje të re që bien në dashuri. Tomasz Kot dhe Joanna Kulig luajnë dy rolet kryesore të historisë së frymëzuar nga jeta e prindërve të Paëlikoëski-t.

"Lufta e Ftohtë" është gjithashtu në garë për Oscar në kategorinë regjisori më i mirë dhe filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy