
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar në rrjete sociale se Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) e Qeverisë Shqiptare miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar, të përzgjedhur nga Bashkia Tiranë.
Projekti fitues i Bjarke Ingels (BIG) do të ketë një një auditorium me 635 vende, Auditoriumi në taracën e Teatrit të ri Kombëtar, do të ketë 500 vende.
“KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë dhe nga Bjarke Ingels (BIG)
AUDITORIUM 635 vende
BLACK BOX i vogël 150 vende
BLACK BOX i madh 350 vende
AUDITORIUM në taracë 500 vende
2 kate parkim
kulla në territor”

Në fundvit Veliaj kishte deklaruar se Tirana do të ketë për herë të parë një ndërtesë kushtuar Teatrit Kombëtar, nëntë herë më të madhe dhe më moderne.
Që prej prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar në 17 maj, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe partitë opozitare zhvilluan protesta të shumta për të kundërshtuar ngritjen e një godine të re.
Aktorët që kryen qëndresën, pas prishjes së teatrit, nisën dhe mbledhjen e firmave të qytetarëve për kundërshtinë e tyre ndaj prishjes së godinës.
Tashmë trualli i Teatrit Kombëtar është i rrethuar dhe sipas Veliaj, puna për ndërtimin e godinës së re do të nisë së shpejti.
Ndërkaq Gjykata Kushtetuese zhvilloi javën e kaluar seancën e dytë në lidhje me ligjin e teatrit, nga ku presidenti Ilir Meta ka kërkuar shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë.
Gjithashtu dhe shfuqizimin e procedurave të kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.



