Begaj: Ali Oseku, artisti rezistent që u ringrit në majat e artit figurativ shqiptar

Begaj: Ali Oseku, artisti rezistent që u ringrit në majat e artit figurativ shqiptar

Piktori i njohur, “Nderi i Kombit”, Ali Oseku ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare ditën e djeshme pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Presidenti Bajram Begaj dërgoi sot një kurorë lulesh në homazhet e lamtumirës për piktorin Ali Oseku, “Nderi i Kombit”.

Begaj shprehet se lajmi i ndarjes nga jeta i piktorit Ali Oseku, “Nderi i Kombit”, ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Të gjithë ne do ta kujtojmë si mjeshtrin e dritës, qetësisë sublime, që me veprat e tij antikonformiste solli në Shqipërinë e izoluar modernizmin në art. Ali Oseku, artisti rezistent përballoi burgosjen politike, vetësakrifikoi veprat e tij dhe me durim dhe vullnet u ringrit në majat e artit figurativ shqiptar.

Ali Oseku na tregoi përmes veprave të tij dritën që nuk e shihnim, dhe burrërinë që duhet të kishim për ndryshimin e Shqipërisë.

Pranoni ju lutem ngushëllimet e mia të sinqerta!

Ali Oseku u prehtë në paqen e dritës!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy