Këngëtari Riccardo Cocciante këndon me Elhaida Dani për Shqipërinë (FOTO)

Këngëtari Riccardo Cocciante këndon me Elhaida Dani për Shqipërinë (FOTO)

Artisti italian Riccardo Cocciante dhe  këngëtarja Elhaida Dani këndojnë së bashku një nga pjesët e operës “Not Notre Dame de Paris”, në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Shqipëri.

“Not Notre Dame de Paris”, opera e njohur e Riccardo Cocciante dhe Luc Plamondon, me tekstet në italisht nga Pasquale Panella, vazhdon të korrë mjaft sukses. Nga data 3 dhjetor ai do të jetë në Palapartenope në Napoli dhe nga 27 dhjetori pritet të kthehet në Romë, këtë herë në Palazzo dello Sport. Gjatë prezantimit Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani, e cila interpreton Esmeraldën, propozuan që një nga pjesët më të famshme të Operës “Vivere per amare” (Të jetosh për të dashur). Këngëtarja shqiptare shprehu dëshirën që t’ia kushtonte këngën viktimave të tërmetit që goditi vendin tonë. /Reppublica.it/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy