Hoxha: Një pjesë e historisë është e zhytur në terr, shumica objektive e shkencëtarëve pohojnë se vijmë nga ilirët

Hoxha: Një pjesë e historisë është e zhytur në terr, shumica objektive e shkencëtarëve pohojnë se vijmë nga ilirët

Akademiku dhe arkeologu Gëzim Hoxha pohon se një pjesë e historisë është e zhytur në terr, pjesa pas mesit të mijëvjeçarit të parë, pas Krishtit, e cila njihet si periudha e errët, para se të fillojë Mesjeta. Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Hoxha tha se periudha e errët përfshin mesin e shekullit të 7-të dhe të 8-9, tha se dokumentet janë shumë të rralla dhe mungojnë, jo vetëm për shqiptarët dhe në këto kushte vjen në ndihmë arkeologjia. Sipas tij, edhe çështja e arkeologjisë është çështje interpretimi dhe se në periudhën e errët kultura është e shprehur kryesisht nëpërmjet nekropoleve, varreve. “Arkeologjia shqiptare për atë fuqi që ka besoj ka kontribuar në mënyrë të kënaqshme. Kultura e Komanit është një nga kulturat vendimtare për të kuptuar periudhën e errët, kultura që na jep informacion për periudhën kur mungon dokumentacioni. Kultura e shekullit 6-8 është ajo që njihet mirëfilli si kultura e Komanit. Meqenëse zbulimi i parë u bë atje, atëherë të gjithë varrezat njihen si kultura e Komanit. Inventari i varreve i shërben arkeologjisë shërben për të kuptuar edhe grupet e kulturës që i përkasin këtyre varreve. Asnjëherë nuk ka një prerje me thikë në histori apo arkeologji”. Hoxha shtoi se është thënë nga shumë shkencëtarë ndër shekuj që shqiptarët vijnë nga ilirët, duke thënë se shumica objektive e shkencëtarëve janë në këtë krahë, edhe pse askush nuk e thotë në mënyrë të prerë. “Arkeologjia është shumë e rëndësishme për periudhën errët, por nëse zbulohen dokumente që vijnë kryesisht nga gjuha apo antropologjia, apo elementët e ADN-së, nëse të gjitha këto përputhen me njëra tjetrën, e përkrahin teorinë. Një shkencëtar nuk duhet të bëjë dëshirën, mëmë të mendimit, për të qenë objektiv”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy