Gërmime arkeologjike në Amantia/ Zbulohet varri me arkitekturë monumentale

Gërmime arkeologjike në Amantia/ Zbulohet varri me arkitekturë monumentale

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (Drejtoria e Shërbimit Arkeologjik) kryen gërmimin arkeologjik të shpëtimit dhe dokumentimin e dy varreve antike në nekropolin e parkut arkeologjik të Amantias.

Këto ndërhyrje janë vijim i punës dhe masave të mara nga DRTK dhe IKTK për luftimin e fenomenit të gërmimeve klandestine, si dhe shpëtimin e dokumentimin e monumenteve të prekura prej tij.

DRTK Vlorë bën të ditur se gjatë kësaj ndërhyrje u dokumentua një varr cist, si dhe u zbulua një varr monumental që i përket shek. III p.Kr.

“Varri me arkitekturë monumentale është një atraksion i ri për t’u vizituar në itinerarin e vizitave të parkut arkeologjik të Amantias”, thekson DRTK Vlorë.

DRTK Vlorë po punon për konservimin e monumentit dhe krijimin e infrastrukturës, që do të mundësojë prezantimin e tij për publikun e gjerë.

Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.

Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.

Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.

Ndër mundësitë interesante dhe atraktive, që parku arkeologjik i Amantias ofron janë edhe monumentet e saj unike si, stadiumi antik, bazilika paleokristiane, tempulli i Afërditës, varret monumentale të nekropolit verilindor etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy