Pas qëndrimit përgjatë muajit shtator në portin e Vlorës, libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope”, ka mbërritur në portin e Durrës.
Sipas korrespondentes së MCN tv, të shumtë kanë qenë vizitorët që në orët e para të mëngjesit, që janë mirëpritur nga ekuipazhi.
Libra të çdo kategorie kanë tërhequr vëmendjen e lexuesve, të çdo grupmoshe, që nuk e kanë fshehur befasinë, ndërsa kanë zgjedhur të bëjnë pjesë të bibliotekave të tyre, tituj të ndryshëm.
"Logos Hope" ka më shumë se 5 mijë tituj librash dhe në bord ka një ekuipazh vullnetarësh nga rreth 60 vende të ndryshme nga e gjithë bota, rreth 400 persona.
Anija e veçantë është duke zhvilluar një tur lëvizës në Mesdhe, ndërkohë është hera e tretë që libraria e madhe lundruese mbërrin në Shqipëri.
Qëllimi i këtij ekuipazhi është ndarja e shpresës, njohurive dhe dijeve me njerëzit në mbarë botën.



