EU4Culture ndihmon në restaurimin e gjashtë siteve të trashëgimisë kulturore

EU4Culture ndihmon në restaurimin e gjashtë siteve të trashëgimisë kulturore

Ministria e Kulturës pas muajsh pune të përbashkët, shkëmbime idesh e hartime projektesh, së bashku me përfaqësues të UNOPS dhe Bashkimit Europian, mbajtën sot një takim me grupe interesi, drejtues institucionesh, specialistë të trashëgimisë kulturore dhe gazetarë, rreth Programit EU4Culture Albania.

Grupi i arkitektëve, që po punon mbi projektet, prezantuan dhe mblodhën vërejtje dhe sygjerime mbi projekt-idetë për rijetëzimin e Torres Veneciane në Durrës, Muzeut Etnografik në Krujë, Muzeut Etnografik në Kavajë, Teatrit të Kukullave dhe Urës së Kurçajt.

Pas reflektimit të këtyre propozimeve dhe miratimet në këshillat përkatëse, pritet që UNOPS të nisë zbatimin e këtij programi, mbështetur nga BE me një fond të paprecedentë prej 40 milionë eurosh.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se synim i përbashkët është ruajtja e trashëgimisë, edukimi i brezit të ri dhe përfshirja e komuniteteve lokale.

“Është e vërtetë se ky fond u akordua në një kontekst të jashtëzakonshëm, por në këtë situatë anormale ne na dilte për detyrë, jo vetëm ta kthenim në normalitet, por ta kthenim në një mundësi për të rijetëzuar jo vetëm objektet, por edhe gjithë zonën përreth monumenteve që u përfshinë në listën prioritare të Programit EU4CULTURE. Por çfarë kuptojmë ne me rijetëzim? Rijetëzim nuk do të thotë thjeshtë ringritje muresh po restaurim. Do të thotë kthim të këtyre objekteve në atraksionet turistike dhe kulturore, duke thirrur në ndihmë teknologjinë, qasjen bashkëkohore muzeale, që i flet kujtdo me gjuhën e kohës, që bën për vete të rinjtë me krijimtarinë dhe fantazinë e tyre; që tërheq vëmendjen e fëmijëve për të njohur më mire vendin e tyre. Por mbi të gjitha kthimi në një çelës zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm për komunitetet lokale”.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Andrea Marco Vera, theksoi se ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin ndaj këtyre siteve.

“EU4Culture është një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore ndonjëherë të hartuar nga Bashkimi Evropian për sa i përket numrit të monumenteve dhe fondeve të përfshira. Programi EU4Culture do të ndihmojë në përmirësimin dhe do të rrisë tërheqjen ndaj këtyre siteve dhe do të përfshijë komunitetin e trashëgimisë kulturore shqiptare, historianë, arkeologë ose arkitektë me njohuri të paçmueshme”.

UNOPS është një nga agjencitë e OKB-së të specializuara në infrastrukturë, menaxhim projekti, prokurim, menaxhimi financiar dhe burime njerëzore.

Të gjitha objektet e përfshira në projekt si Muzeun Etnografik në Kavajë, Kullën Veneciane dhe Hamamin në Durrës, Urën e Kurcaj e Muzeun Etnografik në Krujë; do t’i nënshtrohen  ndërhyrjes në disa faza.

Punimet do të përqendrohen në restaurimin dhe konservimin e strukturës, interpretimin, menaxhimin e trashëgimisë kulturore, planin e biznesit dhe menaxhimin e riskut ndaj katastrofave natyrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy