Restaurohet ikona “Shën Maria me Krishtin”, ekspozohet në muzeun “Onufri”

Restaurohet ikona “Shën Maria me Krishtin”, ekspozohet në muzeun “Onufri”

Në Laboratorin e Veprave të Artit të Muzeut të Ikonografisë Onufri, Berat, përfundoi restaurimi i ikonës “Shën Maria me Krishtin”, ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ikona me dimensione 68,5 x 53, x 2 cm mendohet t’i përkasë shekullit të XVII për nga stili edhe pse autori mbetet anonim.

Ikona paraqiste shumë problematika, plasaritje dhe çarje të suportit të drurit, abrasion të pelikulës piktorike, dëmtime dhe mungesë grundi, si dhe depozitime papastërtish të qëndrueshme; dyll, bojëra vaji, parafinë, bloz si dhe oksidim verniku, bëri të ditur Qendra Kombëtare e Muzeumeve të Beratit në një postim në rrjetet sociale.

Sipas saj, të gjitha këto rrezikonin degradimin e veprës për më tepër duke mos bërë të mundur leximin e qartë dhe të plotë të skenës ikonografike të realizuar me mjeshtëri dhe elegancë nga autori.

Pas ndërhyrjes restauruese u arrit rezultati i dëshiruar, duke parandaluar degradimin e saj dhe duke nxjerrë në dukje ngjyrat e ikonës, freskinë dhe madhështinë e veprës.

Kjo ikonë e parestauruar më parë i ofrohet tashmë e restauruar publikut të muzeut “Onufri” duke pasuruar koleksionin e tij të ekspozuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy