Në studion e MCN Informacion, botuesi Rexhep Hida foli për përkthimet nga letërsia kineze. “Mëndafshi Kinez dhe Rruga e Mëndafshit" nga autori Zhao Feng është vetëm një prej shumë titujve të pëkthyer nga kinezishtja dhe botuar nga “Fan Noli”. Hida tha se krahas përkthimeve të autorëve kinezë, ka edhe përkthime të autorëve shqiptarë për lexuesin kinez.
Këto ditë ka dalë nga shtypi ky libër. Rruga e Mëndafshit luajti rol të rëndësishëm jo vetëm për tregtinë, por edhe për shkëmbimin e kulturave.
Diana Çuli është përkthyer dhe botuar, “Hoteli i drunjtë”. Kurse Bashkim Shehu është ende në proces përkthimi.
Shtëpia Botuese “Fan Noli” ka rrethe 65 tituj të përkthyer nga kinezishtja.
Ne do ta zgjerojmë këtë, do shkojmë në 20 tituj në vit.
Paralelisht do të përkthejmë autorë shqiptarë në kinezishte. Bashkëpunimi ynë me një nga shtëpitë botuese më prestigjioze në Kinë është shumë i mirë.
Hida tha se këto përkthime i shërbejnë njohjes më të mirë të kulturës kineze.
Modernizimi kinez ndryshon nga ai i Perëndimit. Ai ka në qendër përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kina para 3 vjetësh deklaroi se ka nxjerrë nga mjerimi 400 milionë njerëz.
Hida tha se “Fan Noli” do të jetë së shpejti pjesë e panairit të Pekinit, i dyti më i madh në botë pas atij të Frankfurtit.



