Pas më shumë se 15 vitesh, lexuesi i huaj do të ketë mundësinë të njihet me një botim të ri të Historisë së shqiptarëve.
Projekti më i ri i Akademisë së Shkencave, për të cilin po punon një grup prej 16 studiuesish, për herë të parë do të përfshijë historinë e shqiptarëve që nga antikiteti deri në ditët e sotme dhe do të vijë në 3 vëllime.
Botimi, projekt i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë do të sjellë në mënyrë të sintetizuar momentet më kryesore të historisë shqiptare, që nga antikiteti, periudha ilire e deri më sot, si dhe zhvillimet në rajonin ilir, arbëror apo shqiptar, parë edhe në kontekstin e zhvillimeve ndërkombëtare.



