
"Joker: Folie à Deux" do të shfaqet në kinema më 4 tetor 2024. Data e publikimit u njoftua nga Warner Bros.
Sipas Hollywood Reporter, vazhdimi i filmit të vitit 2019 me regji të Todd Phillips dhe me aktorin Joaquin Phoenix do të jetë një muzikal. Pjesë e kastit do të jetë edhe Lady Gaga në rolin e Harley Quinn.
Kur u shfaq në vitin 2019, Joker u konceptua si një film i pavarur, por pasi grumbulloi mbi një miliardë fitime globale dhe fitoi Oscarin Phoenix për aktorin më të mirë, u konsiderua e natyrshme krijimi i një vazhdimi.
Gjithashtu sipas Hollywood Reporter, Warner Bros ka nevojë për 'Joker: Folie à Deux' për të shpëtuar divizionin e DC Comics, aktualisht në telashe pas rënies së fitimeve të 'The Suicide Squad' në vitin 2021. Kompania e prodhimit po përpiqet gjithashtu të realizojë planet me 'The Flash', një adaptim filmik i komikut të vitit 1959, i planifikuar për vitin 2023, ndërsa ai hoqi dorë nga 'Batgirl' për gati 100 milionë dollarë dhe një film gati të përfunduar.



