
Albumi i Beatles "Abbey Road" është rikthyer në krye të klasifikimeve të albumeve britanikë pas 50 vjetësh që nga publikimi I parë e shumë i suksesshëm i tij.
"Është e vështirë të besosh që “Abbey Road” ende vazhdon pas gjithë këtyre viteve. Por përsëri është një album i paparë” , tha ish-anëtari i grupit Paul McCartney në një deklaratë për shtyp.
Me këngë të tilla si "Something" dhe "Come together", "Abbey Road" ishte ndër dy albumet e fundit lëshuar nga “Beatles” para ndarjes së tyre.
Pas publikimit të parë, albumi qëndroi në krye të klasifikimit 17-javë rresht gjer më 31 Janar 1970, dhe pas 49 vitesh dhe 252 ditësh, ai sërsih është në krye të klasifimikimit, duke u çertifikuar si një rekord botëror i Guinness.
50-vjetori i "Road Abbey" u shënua muajin e kaluar me publikimin e një edicionit luksoz special.



