Akademia e Çiklizmit e gatshme për fëmijët në Parkun e Liqenit

Akademia e Çiklizmit e gatshme për fëmijët në Parkun e Liqenit

Akademia e Çiklizmit pranë pedonales së Parkut të Liqenit, do të jetë pika më e re rekreative në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foto nga Akademia e Çiklizmit për fëmijët e cila është konceptuar si një park shumëfunksional, me pistë biçikletash dhe module lodrash të mëdha, si Kulla e Sahatit dhe Ura e Tabakëve, ndërsa një tjetër hapësirë që shton vlerën e parkut është edhe labirinthi i krijuar me bimësi.

MIRËMËNGJES, dhe me Akademinë e Çiklizmit për fëmijë në Parkun e Liqenit të Tiranës, ju uroj një fundjavë të mbarë.

Akademia e Çiklizmit në Parkun e Madh të Liqenit, një nga projektet më të rëndësishëm për vitin 2022, është konceptuar jo vetëm në shërbim të përmirësimit dhe rritjes së mundësive rekreative në park, në përputhje me nevojat e komunitetit për më shumë mundësi për aktivitete sportive, edukative, shoqërore, argëtuese, aktive dhe të shëndetshme, por edhe për të evokuar Tiranën dhe emblemat e kryeqytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy