Përkujtohet në ditën e lindjes albanologu e bibliografi Gjergj Pekmezi

Përkujtohet në ditën e lindjes albanologu e bibliografi Gjergj Pekmezi

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot në vëmendje 23 prillin e vitit 1872, datë kur në Tushemisht të Pogradecit  lindi bibliografi dhe albanologu shqiptar, Gjergj Pekmezi.

Studimet e para i kreu në Ohër e Manastir, ndërsa universitetin e bëri në Beograd e në Vjenë, ku u diplomua në vitin 1898 për filozofi dhe filologji. Më 1903 u emërua shef i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin Oriental të Vjenës.

Pas një viti themeloi Shoqërinë Kulturore Patriotike “Dija”. Më pas, në vitin 1908 botoi veprën monumentale “Gramatika e Gjuhës Shqipe”, ndërsa më 1909 ishte bashkëautor në botimin “Bibliografia shqiptare”.

Më 1916 kryesoi Komisinë Letrare të Shkodrës, bashkë me Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën e patriotë të tjerë. Në vitet 1920-1924 emërohet Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë pranë Republikës së Austrisë.

Riemërohet në këtë detyrë më 1926-1928, kur edhe u emërua profesor në Universitetin e Vjenës, Katedra e Gjuhës Shqipe. Këtë detyrë e kreu deri më 24 shkurt 1938, kur ndërroi jetë.

Në nder të tij katedra e albanologjisë në Universitetin e Vjenës mban emrin "Prof. Dr. Gjerg Pekmezi".

Në foton e tretë bashkëlidhur, shfaqet Pekmezi së bashku me Luigj Gurakuqin dhe imzot Luigj Bumçin, teksa po niseshin drejt Parisit për Konferencën e Paqes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy