Në vitin 2018, hoteli 356 metra i lartë “Gjevora” në Dubai u certifikua si hoteli më i lartë në botë një rekord botëror Guinness.
Por mbretërimi i Gjevorës do të jetë jetëshkurtër. Kulla 75-katëshe do të eklipsohet nga një rrokaqiell i hollë xhami në ndërtim e sipër në rrethin Marina në Dubai.

Kulla “Ciel” do të arrijë 360.4 metra pas përfundimit, ka konfirmuar zhvilluesi “The First Group”, duke përfshirë 1 209 suita luksoze dhe rezidenca në 82 kate.

Dizajni nga arkitektët NORR, krijuesit e Atlantis Hotel, kërkon të maksimizojë vlerën e një lartësie të tillë.
Një kuvertë vëzhgimi xhami do të ofrojë pamje 360 gradë të qytetit. Vizitorët gjithashtu mund të kenë pamjet nga një pishinë në çati dhe restorante.

Vizitorët do të përjetojnë "pamje panoramike të vijës bregdetare dhe monumenteve ikonike, përfshirë Palm Jumeirah (ishull i krijuar nga njeriu)", tha një zëdhënës.
Dizajni fitoi tre çmime në “International Property Awards” në dhjetor, për “Best International Hotel Architecture”, “Best Hotel Architecture Arabia” dhe “Best High-rise Architecture Arabia”.
Titulli i hotelit më të lartë zakonisht përdoret vetëm për ndërtesat që përdoren si hotele. Sidoqoftë, hoteli më i lartë i përfshirë në një ndërtesë është aktualisht “Rosewood Guangzhou”, e cila zë 39 katet më të larta të Qendrës së Financave CTF në qytetin kinez, duke arritur në 530 metra. /CNN/




