
Një histori fuqizimi dhe afirmimi femëror, i cila duket se i shkon aq shumë për shtat Jennifer Lopez, një histori, e cila mendohet se do ta çojë atë në çmimet “Oscar”.
“Hustlers - Vajzat e Wall Street”, që nga premiera e tij në Toronto ka grumbulluar mbi 835 milionë dollarë në kinematë amerikane dhe është në qendër të vëmendjes edhe falë Lopez, artistes 50-vjeçare me origjinë portorikane, aktore, balerinë, sipërmarrëse dhe producente filmash. Shfaqja befasuese në javën e modës në Milano me të njëjtën veshje nga Versace, me të cilën u shfaq në vitin 2000 në çmimet “Grammys” bllokoi internetin dhe u bë shkak për krijimin e Google imazhe, aq shumë u kërkua fotografia e saj, duke e sjellë në qendër të vëmendjes, krenar për bukurinë e saj. Ajo do të ndajë me Rihanna-n skenën në intervalin e “Super Bowl”.
Çmenduri, alien: janë dy nga komentet e zakonshme në mediat sociale për të përshkruar trupin si statujë të JLo, në “Hustlers". Filmi, me Cardi B, Constance Wu, Lizzo dhe Lili Reinhart, tregon për një grup striperesh të paskrupullta të Nju-Jorkut, të cilat, të udhëhequra nga Ramona (interpretuar nga Jennifer Lopez), bashkojnë forcat për të zbatuar një plan kriminal në stil: vjedhin klientët e tyre , kryesisht agjentë të pasur në "Wall Street". Filmi, një përzierje mbresëlënëse e humorit, shfaqjes dhe krimit, i bazuar në një histori të vërtetë të jashtëzakonshme të treguar në “New York Magazine”, u përfol menjëherë në gjithë botën mediatike.
Ylli i muzikës pop është trajnuar intensivisht për filmin për t’u bërë një balerinë me përvojë në pole dance.
"Ka të bëjë me njerëzit, por edhe diçka më të madhe. Është një histori universale për jetën, lakminë, dëshpërimin dhe atë që bëjnë njerëzit. Disa e kanë etiketuar atë si një komedi “feminist”, por unë parapëlqej ta quaj mbi “afirmimin e grave”. Oscar? Kur punon aq shumë për kaq shumë vite është bukur të flasësh për të", është shprehur Lopez në Toronto.
Deri më sot, asnjë latine nuk ka fituar ndonjëherë çmim “Oscar” si aktorja më e mirë. Vetëm 4 aktore kanë qenë kandidate: Fernanda Montenegro, Salma Hayek, Catalina Sandino Moreno dhe Yalitza Aparicio. /Ansa/



