Vdes aktori i njohur shkodran i humorit Anton Krosaj

Vdes aktori i njohur shkodran i humorit Anton Krosaj

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare humoristi i njohur shkodran Anton Krosaj.  Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Anton Krosaj ishte pjesë e estradës së teatrit "Migjeni", ndërsa numëron mjaft role në komedi dhe skeçe.

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë role ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqit. Disa nga to janë 'Para nga qielli', 'Piruet', 'Pesha e gruas sime', 'Pavioni zero', 'Personazhe ne kurth', etj.

Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë: O vajzën o komunën, Vëllai nga babai, Surpriza, Martesë me Intenet, Zef Deda Show 3, Bujar Qamili Show 2, Lumturi në Fukarallek, Je Shkodran në qoftë se., etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy