“Open Cinema” nis rrugëtimin në edicionin e pestë në 12 qytete

“Open Cinema” nis rrugëtimin në edicionin e pestë në 12 qytete

“Open Cinema”, një organizim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ka nisur mbrëmë rrugëtimin në edicionin e pestë në një situatë më të lirshme nga pandemia e Covid.

Ky aktivitet ka për qëllim të promovojë regjisorët dhe personat që merren me prodhime kinematografike sidomos në Shqipëri.

Edicioni i pestë i këtij aktiviteti e nisi rrugëtimin me qytetin e Patosit ku mbrëmë në ambiente të hapura janë shfaqur produksionet “Lokomotiva” nga Ermal Qori dhe filmi “Krimineli” i Christian Borovës.

Rrugëtimi do të vazhdojë në 12 qytete të ndryshme të Shqipërisë. Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë personalitete të njohur në fusha të ndryshme të artit si  Irma Libohova, Jorgo Papingji, Mevlan Shanaj, Natasha Lako etj.

Ky aktivitet që ka për qëllim promovimin e kinemasë dhe të realizuesve të saj bëhet i mundur me mbështetjen e “Qendrës Kombëtare të Kinematografisë” dhe të bashkive të qyteteve në të cilat do të organizohet. Për të tërhequr vëmendjen e publikut por edhe për t’i argëtuar ata në këto ditë të nxehta vere, të ftuar do të jenë edhe këngëtarë të ndryshëm të muzikës moderne shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy