
Të premten u shpallen fituesit e Fondit të Krijimtarisë për Fëmijë, një iniciativë e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit me qëllim nxitjen e krijimtarisë dedikuar lexuesve të vegjël.
E ftuar në edicionin e lajmeve në “MCN tv”, Sevi Agollin, një ndër tre fitueset e këtij fondi, u shpreh se libri i saj fitues trajton ngjarje të vërteta të motivuara nga vajza e saj.
Sipas saj të shkruash letërsi për fëmije sot, duhet të dish gjuhën e tyre dhe të jesh i rrethuar nga ta.
Libri “Hajdutja e buzëqeshjeve’ është libri që më beri bëri fituese të garës, dhe veçantia e saj qëndron ën faktin se trajton 7 tregime të cilat japin mesazhe të përditshmërisë së fëmijëve dhe rreziqet e tyre të cilat duhet ti kalojnë.
Ky është libri im i tretë, nxitjen e mora nga ime bijë e cila përmes disa të bëmave, që fillimisht ja mbajta si ditar, por më pas pashë qe ato duhet të ndaheshin dhe të tregoheshin edhe te të tjerët.
Të shkruash për ta është e vështirë, sepse duhet të njohësh botëkuptimin e tyre, fjalorin, të bëmat e tyre, është e pamundur të shkruash për fëmijët, poqese nuk je i rrethuar nga ta, ti nuk mund të trajtosh një ngjarje që nuk i përket gjuhës së tyre.



