Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka shkëlqyer gjatë mbrëmjes së djeshme në American Music Awards 2020.
Lipa nuk mundi që të ishte e pranishme në Los Anxhelos për AMA, por ajo ndodhej në Londër dhe eci në tapetin e saj personal të kuq të Royal Albert Hall.
Ylli i hitit, "New Rules, arriti të rrëmbente çmimin për këngën më të mirë Pop/Rock "Don't Start Now" dhe pas fitores interpreton hitin e saj “Levitating”.
Dua Lipa e interpretoi hitin e saj “Levitating” duke e sjellë një performancë energjike, të shoqëruar me vallëzim dhe në fund të performancës, Dua u ngrit mbi skenë duke e sjell një pamje dramatike, por që i përshtatej tekstit të këngës e cila thotë “Mund të fluturosh me mua sonte”.

Taylor Swift ishte fituesja kryesore e mbrëmjes duke e rrëmbyer shpërblimin, “Artistja më e mirë e vitit” dhe dy çmime tjera, “Videoklipi më i mirë” dhe “Artistja më e mirë pop/rock”.
Kjo është hera e gjashtë që Swift e rrëmben trofeun kryesor të ceremonisë “AMA”, i cili votohet nga publiku. Këngëtarja nuk qe e pranishme në sallë për ta pranuar çmimin, por përmes një videoje i falënderoi fansat e saj për përkrahjen që i kanë dhënë albumit të saj befasues me muzikë folklorike, të lansuar gjatë karantinës.
Për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit, këtë vit ceremonia u zhvillua në Teatrin Microsoft në Los Angeles.
Audienca ishte e kufizuar, pasi ishin marrë masa paraprake.



