“Mësime nga një jetë shekullore”, Lëngu: Një libër për të gjetur drejtpeshimin e jetës

“Mësime nga një jetë shekullore”, Lëngu: Një libër për të gjetur drejtpeshimin e jetës

“Mësime nga një jetë shekullore” nga Edgar Morin, vjen në shqip nga Ilia Lëngu. Përkthyesi i njohur ndau me shikuesit e MCN TV disa nga idetë që përcjell Morin përmes kësaj vepre.

Në këtë libër ka mësime me shumë vlerë për të gjitha moshat, për të gjetur drejtpeshim në rrugën e tyre të jetës. Edgar Morin është një mendje e hapur që nuk imponon mendimin e tij. Një nga mësimet që ka nxjerrë është se në vend që të zbatosh një ideologji të caktuar, t’i drejtohesh mendimit kompleks që është më i thelluar dhe krijon një hapësirë gjykimi që nuk jep përgjigje përfundimtare, por mbetet gjithnjë i hapur. Askush nuk mund të pretendojë se ajo që thotë ai është e vërteta e vetme. Kur kundërshtohet personi, nuk kundërshtohet ideja.

Lëngu tha se po punon ndërkohë me dy botime të tjera.

Kam në dorë një përkthim, një poet zviceran, Filip Zhakorte. Kam dhe poetin Niko Kacavidha që po e përkthej në gjuhën frënge. Nuk janë pak për moshën time dhe për kohën që më ka mbetur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy