Teatri Eksperimental/ Shkarkohet Londo, Altin Basha emërohet drejtor

Teatri Eksperimental/ Shkarkohet Londo, Altin Basha emërohet drejtor

Kiço Londo është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Teatrit Eksperimental. 

Në vend të tij është emëruar regjisori Altin Basha.

Propozimi është bërë nga Ministria e Kulturës, e cila dy jaë më parë ngriti një komision për shkarkimin e Londos.  

Londo e ka mbajtur detyrën e drejtorit të Teatrit Eksperimental që prej qershorit të vitit 2014.   

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

 1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

 

   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy