Dështon koncerti i U2 në Berlin, Bono Vox i ikën zëri në skenë (VIDEO)

Dështon koncerti i U2 në Berlin, Bono Vox i ikën zëri në skenë (VIDEO)

Grupi muzikor U2 u detyrua të ndërpresë koncertin e mbrëmjes së 1 shtatorit në Berlin për një arsye të papritur. Liderit të grupit, Bono Vox, i iku zëri gjatë performancës në skenë.

“Na vjen shumë keq për anulimin e koncertit”, thuhet në faqen zyrtare të bandës muzikore irlandeze.

“Bono ishte në formë të shkëlqyer, me një zë në maksimumin e tij dhe ishim bërë gati për mbrëmjen e dytë në Berlin. Por pas këngëve të para, Bono e humbi zërin plotësisht”, thuhet më tej në njoftim.

Grupi i famshëm ka sqaruar se datat e reja të koncerteve do të njoftohen në ditët në vijim. Ndërkohë, vokalisti i U2 është nën kujdesin e mjekëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy