20 vjetori i vdekjes/ Biblioteka Kombëtare çel ekspozitë në kujtim të Teodor Kekos

20 vjetori i vdekjes/ Biblioteka Kombëtare çel ekspozitë në kujtim të Teodor Kekos

Në përkujtim të 20-vjetorin të ndarjes nga jeta të poetit, shkrimtarit dhe publicistit, Teodor Keko, Biblioteka Kombëtare ka çelur një ekspozitë në përkujtim të veprës dhe figurës së tij.

Biblioteka Kombëtare përkujton nëpërmjet kësaj ekspozite, kontributin e tij të vyer në fushën e letrave shqipe dhe të publicistikës.

Kjo ekspozitë sjell për publikun krijimtarinë e Teodor Kekos, duke nisur nga botimi i tij i parë në revistën “Nëntori” (1980) dhe vëllimin e parë me poezi “Pas provimeve” botuar në vitin 1983, për të vijuar më tej me veprat: “Fjala fishkëllen” (1987), romani “Loja” (1990), “Zemra nuk është këmishë” (1990), “Lajmëtarja e vdekjeve” (1991), “Pretenca” (1994), “Made in Albania” (1998), “Poezi” (2005), përmbledhje me tregime “Amaneti-tregimet e fundit” (2008), “Curriculum vitae. Tregime të zgjedhura” (2008), “Kryqëzim-poezi të zgjedhura” (2008), “Si breshka në shpinë mbaj një varr” (2012), “Shënimet e një gruaje” (2014).

Një vend të veçantë në këtë ekspozitë zë edhe veprimtaria e tij si redaktor, por edhe si publicist, që vjen përmes artikujve në shtypin periodik të kohës.

Ekspozita për Teodor Kekon, do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore, të Bibliotekës Kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy