Ilir Kerni, drejtor i Baletit të Teatrit Kombëtarit në Kroaci

Ilir Kerni, drejtor i Baletit të Teatrit Kombëtarit në Kroaci

Balerini dhe koreografi i mirënjohur Ilir Kerni, është emëruar drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit të Kroacisë. Artisti udhëhoqi Teatrin e Operas dhe Baletit në Shqipëri për afro tre vjet, në vitin 2016, por dha dorëheqjen, pasi kishte shprehur pakënaqësitë e tij ndaj premtimeve të pambajtura nga qeveria Rama për politikat e artit. Kerni, do të drejtojë Teatrin Kombëtar të Splinit deri në tetor të vitit 2023. Pas përzgjedhjes për këtë post të rëndësishëm, koreografi është shprehur se: “Jam i lumtur të jem pjesë e skuadrës fantastike të Teatrit Kombëtar të Splinit. Me një ansambël baleti dhe një traditë të jashtëzakonshme”. Artisti Kerni, është vlerësuar me shumë tituj, si: “Artist i merituar”, Urdhëri “Naim Frashëri”, kurse në Kroaci ai është vlerësuar dy herë me çmimin “Oskar Ormosh” etj.

llir Kerni, gjatë drejtimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit vuri në skenë vepra, të mirënjohura në të gjitha skenat botërore, si ato të Prelocaj, Barak Marshallit, Youri Vamos-it, Daniel Cardoso-s, Marinel Stefanescu-s dhe Liliana Cosit, Renato Zanellës etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy