
Artistët e TKOB çojnë sonte në Vlorë, muzikën e filmave shqiptarë përmes koncertit “Kinostudio”.

Në kuadër të projektit “Opera on Tour” të ideuar nga Teatri Kombëtar i Operas e Baletit, në Lungomaren e Vlorës do të jetë një mbrëmje dedikuar muzikës dhe kompozitorëve të shquar shqiptarë, të cilët me krijimet e tyre i dhanë jetë filmave shqip.
Kjo mbrëmje mbledh së bashku solistët Etrita Ibrahimi, Renisa Laçka, Gerald Murrja dhe Biorn Hoxha, së bashku me Korin dhe Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nën dirigjimin e maestro Dritan Lumshit.
Muzika e filmave shqiptarë si “Lulëkuqet mbi mure” , “Përtej mureve të gurta”, “Mëngjese lufte” apo dhe “Pylli i lirisë” janë pjesë të koncertit.



