
Madonna këngëtarja ikonë e muzikës Pop, sot feston ditëlindjen e 65-të.
Këngëtarja legjendare sot ka ditëlindjen dhe nuk ka se si mos ta kujtohet ikona e popit botëror dhe këngëtarja rebele e cila ka ditur gjithmonë të provokojë publikun botëror.
Ajo ka lindur më 16 Gusht 1958 në Bay City, Michigan), është një këngëtare, kantautore dhe aktore amerikane.
Ylli i popit 65 vjeç tashmë ka shpallur datat e riplanifikuara të turneut të saj botëror, pas shërimit nga një infeksion bakterial që e la atë për disa ditë në kujdes intensiv.
Turneu Celebration tani do të nisë në Londër më 14 tetor, tre muaj pasi ishte planifikuar të fillonte në Vankuver të Kanadasë më 15 korrik.
Shumica e datave në SHBA janë shtyrë në vitin 2024, me disa anulime.
Turneu fillimisht ishte planifikuar për të festuar 40-vjetorin e single-it të Madonna-s, Holiday.
I quajtur “Celebration Tour”, shënon rikthimin e saj në arena dhe stadiume pas shfaqjeve eksperimentale, të bazuara në teatër Madame X në 2019 dhe 2020.
Gjithmonë e përfshirë në listën e 100 këngëtareve më të mira të të gjitha kohërave, Madonna është aktive në muzikë që nga viti 1979.
Ka shitur më shumë se 300 milionë kopje të albumeve të saj në mbarë botën.
Ajo është artistja e cila ka fituar më së shumti nga një turne botëror, në vitin 1990 kur realizoi 1.31 miliardë dollarë.
Dashuritë me Sean Penn dhe me Guy Ritchie i kanë ndihmuar famës së saj, por ajo gjithmonë edhe e vetme është absolutisht mbretëresha e muzikës pop.



