
Në hollin e teatrit “Petro Marko” në Vlorë u zhvilluan sot homazhet në nder të “Mjeshtrit të madh” Muhamet Liko, humoristit vlonjat që ndërroi jetë pak ditë më parë në Itali në moshën 64-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak
Miq, të afërm, familjarë, por edhe shumë personalitete të jetës publike e artistike i dhanë lamtumirën e fundit parodistit të njohur.
Parodisti dhe aktori i njohur i humorit Liko, mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi ishte vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”. Lika la pas dy fëmijë dhe gruan e tij. Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.
Katër parodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skenën e teatrit “Petro Marko”. Liko duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali, por nuk ia doli dot.



