Mesazhi i “New Born” në 15 vjetorin e pavarësisë: “Jo një Republikë e coptume”. Sensibilizim edhe për Ukrainën

Mesazhi i “New Born” në 15 vjetorin e pavarësisë: “Jo një Republikë e coptume”. Sensibilizim edhe për Ukrainën

Në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, si edhe çdo vit, obelisku “New Born” vjen me pamje dhe mesazh të ri.

Këtë vit “NEWBORN” është ngjyrosur me ngjyrat e flamurit, ndërsa në shenjë kundërshtimi të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka ndërruar vendin e shkronjave.

Ideatori i këtij obilesku, Fisnik Ismaili, ka treguar se në monument janë ndërruar vendet edhe shkronjave, ku përmes lëvizjes së shkronjave ‘N’ dhe ‘O’, është dhënë një mesazh i fuqishëm politik ku thuhet “No New Broken Republic”.

NEWBORN mori një pamje të re. Shumë dashuri, përkushtim dhe kreativitet gjatë këtyre ditëve për pamjen e re të NEWBORN.

Çdo vit, pa përjashtim, NEWBORN ka dhënë një mesazh të fortë, duke shënuar çdo vit zhvillimin e Kosovës në rrugën e saj drejt shndërrimit në një vend që çdo kosovar e ëndërron.

Tema e këtij viti nuk është ndryshe. Në fakt, është provokuese, ndoshta më shumë se herët e tjera, por si gjithmonë është aktuale me gjendjen në të cilën ndodhet populli ynë dhe vendi ynë dhe është një udhëkryq i rëndësishëm drejt shtetësisë së Kosovës.

Ismaili tha se mesazhi kryesor është për Asociacionin, por që lidhet edhe me Ukrainën.

Ka të bëj me Asociacionin. E kemi bë një lojë me shkronja, ua kemi ndërruar vendin. Jo një Republikë e coptume, është mesazhi. Mesazhi është edhe për Ukrainën…

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy