“Salvador Mundi”, piktura e cila shekullit XV, e cila rezultonte e vjedhur prej vitesh është gjetur në një apartament në Napoli.
Kjo pikturë e cila i përkiste shkollës “Leonardeske” konsiderohet si një prej pikturave më vlerë të madhe, pjesë e një koleksioni të mbajtur në muzeun "Doma" të Bazilikës së San Domenico Maggiore.
Kjo pikturë është kthyer sot në kishën Muschettola nga e cila ishte vjedhur.
Piktura u gjet nga agjentët e Seksionit të Krimeve Kundër Trashëgimisë gjatë një hetimi që i çoi ata pikërisht në apartamentin e një 36-vjeçari në Napoli.
Pronari i banesës u arrestua me akuzën e marrjes së mallrave të vjedhura.



