Shitet për 12.9 milion dollarë në kriptomonedha piktura e artistit anonim Banksy

Shitet për 12.9 milion dollarë në kriptomonedha piktura e artistit anonim Banksy

Të mërkurën u shit një nga veprat e Banksy-t për 12.9 milion dollarë në kriptomonedha. “Love is in the Air” (Dashuria është në ajër), vepra e artistit anonim e krijuar me bojëra vaji dhe  llaku në kanavacë, u nxor në ankand nga Sotheby's me rastin e mbrëmjes së artit bashkëkohor dhe u bë vepra e parë fizike nga një artist e cila u shit për kriptomonedha nga një shtëpi e madhe ankandesh.  

Në pikturë mund të shihet një protestues me një kapele të vendosur mbrapsht, i cili është bërë gati për të hedhur një buqetë me lule në vend të bombave molotov. Kjo vepër arti është një nga më të njohurat e artistit të famshëm. Piktura u shit pas një beteje prej 14 minutash mes pjesëmarrësve në ankand.  

Megjithëse nuk u bë publike, se cila nga kriptomonedhat u përdor për të bërë pagesën. Sipas disa sondazheve në Twitter, 35% e njerëzve besojnë se është përdorur kriptomonedha Etherum, e cila  ndiqet pas nga Bitcoin. Kjo ngjarje shënon një moment historik të integrimit të kriptomonedhave në botën e artit./ New York Post

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy