Dita Ndërkombëtare e Muzeve/ Tryezë me temën “Muzetë, Qëndrueshmëria dhe Mirëqenia”

Dita Ndërkombëtare e Muzeve/ Tryezë me temën “Muzetë, Qëndrueshmëria dhe Mirëqenia”

Në kuadër të 18 majit, Muzeu Historik Kombëtar organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë: “Muzetë, Qëndrueshmëria dhe Mirëqenia”.

Në këtë tryezë të rrumbullakët folën: Pros. ass. dr. Frederik Stamati, i cili mbajti kumtesën “Roli i konservimit të objekteve muzeore në rritjen e qëndrueshmërisë së muzeve”.

Në vijim përshëndeti përfaqësuesi i ICOM Shqipëria Dr. Melsi Labi. Ledio Xhoxhi mbajti kumtesën “Refleksione mbi partneritetin muze-turizëm kulturor”, ndërsa Andrea Llukani mbajti kumtesën “Skena banketi në ikonat e ekspozuara në pavijonin e ikonave”.

 Dita Ndërkombëtare e Muzeve është vendosur në vitin 1977 nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve.

Për çdo vit, në 18 maj, Ditën Ndërkombëtare të Muzeve – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM) organizon dhe koordinon aktivitete të larmishme kulturore dhe sociale që kanë në fokus rritjen dhe ndërgjegjësimin e publikut për rolin që luajnë muzetë në zhvillimin e shoqërisë.

 Dita Ndërkombëtare e Muzeve ka filluar të përkujtohet për herë të parë në Shqipëri në vitin 2005.

Ministria e Kulturës nëpërmjet rrjetit kombëtar të muzeve të përbërë nga muze historikë, arkeologjikë, etnografikë, të shpërndarë në qytetet e Tiranës, Durrësit, Krujës, Korçës, Beratit, Fierit, Vlorës, Sarandës organizon aktivitete të ndryshme në varësi të temës së përvitshme të përzgjedhur nga ICOM - INTERNATIONAL për të përkujtuar këtë ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy