Piktura shqiptare “Kur nuk shkojnë në stadium”, e realizuar në vitin 1986, nga piktori Guri Madhi, është bërë pjesë e ekspozitës “In motion – Art & Football” në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ekspozita dhe vlerësoi se ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit.
“Në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, një instalacion hapësinor mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizmin europian të shekullit të 20-të. Sehr Schön!.
Në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund do të ekspozohen 175 vepra arti me temë futbollin të 100 autorëve botërorë, ndërmjet të cilave është përzgjedhur dhe vepra e vitit 1986 “Kur nuk shkojnë në stadium” (Ëatching Football Game) e piktorit shqiptar Guri Madhi (1921-1988).



