60 vjet nga vënia në skenë e baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajrija”

60 vjet nga vënia në skenë e baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajrija”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujton sot vënien në skënë të baletit të parë në vend.

Më 13 janar 1963 u vu në skenë baleti i parë shqiptar, “Halili dhe Hajrija”.

Ky balet u farkëtua prej subjektit të dramës që mban të njëjtit titull, shkruar në vitin 1949 nga Kolë Jakova. Himnizimi i bëmave të luftëtarëve të Malësisë së Madhe ndaj zgjedhës turke (shek. XVIII), do të frymëzonte Tish Dainë për kompozimin e vijës melodike. Shprehitë koreografike të Panajot Kanaçit, u interpretuan nga trupa e balerinëve të Teatrit të Operas dhe të Baletit (TOB).

Shfaqja korri sukses të paprecedentë dhe përgjatë viteve, u shfaq me qindra herë në skenën e TOB-së për spektaktorët vendas. “Halili dhe Hajrija” është shfaqur edhe jashtë vendit, në Kosovë (1979), në Greqi (1983), në Itali (1991) dhe në Francë (1980).

Drejtoria e Arkivave solli në vëmendje edhe vendim i Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës për dërgimin e trupës së baletit jashtë vendit (në Kosovë dhe në Greqi), për vënien në skenë të baletit “Halili dhe Hajrija”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy