Neil Young e padit Trumpin për përdorimin e këngëve në fushatë

Neil Young e padit Trumpin për përdorimin e këngëve në fushatë

Neil Young po e padit fushatën e rizgjedhjes së Donald Trumpit për përdorimin e këngëve të tij pa leje, në mënyrë të përsëritur.

Ylli i rokut thotë se presidenti i SHBA-së ka shkelur të drejtat e autorit duke lëshuar këngët e tij në tubime politike. Kanadezi ka kundërshtuar përdorimin e shprehjes ‘‘Lëkundje në botën e lirë dhe trotuaret e djajve’’, për atë që ai e quajti ‘’fushatë joamerikane e urrejtjes dhe injorancës’’.

Fushata e Trumpit akoma nuk e ka komentuar ngjarjen.

Young tha se ai është ankuar për përdorimin e muzikës së tij nga Trump, që nga viti 2015. Por, është injoruar ‘’me dashje’’.

Këngëtari, që tani është zyrtarisht qytetar i SHBA-së, pasi ka jetuar në vend me dekada, po kërkon dëme deri në 150 mijë dollarë për shkelje.

Këto përfshijnë tubimin e Trumpit në Tulsa, Oklahoma, në qershor, dhe vizitën e presidentit të SHBA-së në Mount Rushmore në korrik.

“Kjo ankesë nuk është aspak për të mos respektuar të drejtën dhe mendimin e qytetarëve amerikanë, të cilët janë të lirë të mbrojnë kandidatin që e zgjedhin. Megjithatë, paditësi me vetëdije të plotë nuk mund ta lejojë përdorimin e muzikës së tij si ‘këngë hyrëse’, në një fushatë përçarëse joamerikane që shpërndan urrejtje dhe injorancë”, shkroi avokati i Youngut në dokumentin, që është postuar në faqen e këngëtarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy