Revista angleze: Kadare, një nga dhjetë shkrimtarët që duhet lexuar

Revista angleze: Kadare, një nga dhjetë shkrimtarët që duhet lexuar

Revista angleze ”Calvaret Journal” ka botuar këtë javë listën e dhjetë shkrimtarëve që rekomandohen për t’u lexuar e që vijnë nga Ballkani.

Kjo reviste ka rekomanduar dhjetë autorë nga Ballkani që duhen lexuar, duke nisur nga elegjitë për Kosovën deri te mitet pagane ballkanike.

Në listën e të dhjetëve është edhe shkrimtari Ismail Kadare ku rekomandohet libri “Tri këngë zie për Kosovën”.

Me ndarjen e Jugosllavisë, siç shkruan Hannah Weber për CJ, u shkaktua lëvizje edhe në identitetin e Ballkanit, por kjo sidoqoftë ka ndihmuar në lulëzimin e një letërsie bashkëkohore në këtë anë të kontinentit evropian.

Krahas Kadaresë, në listë janë edhe Dubravka Ugresic nga Kroacia, Ioana Parvulescu nga Rumania, Miroslav Penkov nga Bullgaria e Herta Muller nga Rumania.

Libri i Kadaresë përbëhet nga tri tregime: Lufta e vjetër, Zonja e madhe dhe Lutje mbretërore. Të tria këto tregime bëjnë fjalë për betejën e Kosovës më 1389. / KP / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy