Viti i 6-të i kërkimeve në Lin/ Kampionet e vendbanimit 6-hektarësh dërgohen në laboratorët e Gjermanisë e Danimarkës

Viti i 6-të i kërkimeve në Lin/ Kampionet e vendbanimit 6-hektarësh dërgohen në laboratorët e Gjermanisë e Danimarkës

Për të gjashtin vit radhazi po vijojnë kërkimet dhe gërmimet arkeologjike në sitin e njohur palafit "Lin 3" në Pogradec, i cili cilësohet si vendbanimi më i vjetër liqenor në mbarë Evropën.

 

Një ekip i përbashkët me arkeologë shqiptarë dhe të huaj po kryen kampionime të reja të shtresave kulturore, me qëllim kryerjen e analizave të thelluara shkencore në laboratorët më prestigjiozë evropianë.

 

Drejtuesi i grupit të arkeologëve shqiptarë, Dr. Adrian Anastasi, bëri me dije se gjatë këtij viti kërkimet kanë arritur të konfirmojnë se vendbanimi shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 6 hektarësh. 

 

Ky zbulim e pozicionon zyrtarisht sitin e Linit si vendbanimin palafit më të madh në të gjithë rajonin e Ballkanit.

 

Anastasi nënvizoi se në kontekstin ndërkombëtar, ky sit mban interesin më të lartë shkencor në Evropë, ndërsa po përdoren metodologji dhe teknologji studimi nga më të avancuarat në fushën e arkeologjisë. Gërmimet nënujore dhe laboratorët evropianë

 

Nga ana tjetër, Martin Hinz nga Universiteti i Bernës u ndal te rëndësia e gërmimeve nënujore dhe kombinimi i tyre me studimet gjeofizike në breg të liqenit, të cilat po ndihmojnë në ndarjen e saktë të pjesës tokësore nga ajo nënujore e sitit.

 

Ndër të tjera, kampionët nga shtresat kulturore dhe ato nga palafitet do të testohen në laboratorët e Bernës, Oksfordit, Kielit (Gjermani) dhe Kopenhagës, në Danimarkë.

 

Vendbanimi palafit i Linit ka ndryshuar tashmë hartën e Evropës, duke sjellë të dhëna që prej Neolitit të Mesëm deri në Eneolit. 

 

Ndërsa kërkimet arkeologjike pritet të vijojnë me gërmime dhe kërkime edhe në vitet e ardhshme. Saktësohet se sitet arkeologjike nënujore të zbuluara nga arkeologët shqiptarë dhe të huaj janë pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy