Na ishte njëherë Hollywood-i (FOTO)

Na ishte njëherë Hollywood-i (FOTO)

Tashmë mund të thuhet me siguri se, ashtu siç pritej, kthimi i Quentin Tarantino-s në Kanë shenjoi sërish karrierën e tij artistike.

Një trupë aktorësh të adhuruar të Hollywood-it, një histori që na çon pas në kohën e tij të artë dhe pa dyshim magjia artistike e Tarantinos i ka bërë publikun dhe kritikët të mrekullohen.

Pas shfaqjes premierës së filmit, kritikët e kanë quajtur atë si më të mirin e Tarantinos që nga koha e “Pulp Fiction”, duke e cilësuar, si: “mahnitës”,  “një letër dashurie prekëse” etj.

Filmi, një komedi e zezë që po vlerësohet shumë nga kritika, tregon një histori të tmerrshme, por në një mënyrë ala Tarantino me humorin e tij të pakorrigjueshëm, efektet e tij speciale, duke u përqendruar në detaje të Hollywood-it të viteve ’60

Kritika po e lëvdon regjisorin për shkrimin e një letre të tillë dashurie (siç po quhet tashmë në botën kinematografike) për epokën e shkuar të Hollywood-it.

“Askush nuk e priste që “Once Upon a Time ... in Hollywood” të ishte një film kaq prekës për atë letër dashurie dhe atë ëndërr që njëherë e një kohë qe Hollywood-i”, është shprehur kritikja e “New York Times” Manohla Dargis.

Megjithatë në mes të këtij entuziazmi, jo të gjithë kritikët mendojnë njësoj. Disa prej tyre janë shprehur se pavarësisht që regjizori ka bërë si gjithnjë në punë shumë të mirë, aty nuk ndonjë gjë revolucionare dhe humori i tij është i çuditshëm.

Aktorët kryesorë Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Margot Robbie janë vlerësuar nga kritika për prurjen e tyre artistike, ndërkohë që në role të tjera nuk kanë munguar figura të dashura për publikun, si: Al Pacino, Emile Hirsch, Damian Lewis, Bruce Dern, Dakota Fanning, Austin Butler etj.

Filmi do të fillojë të shfaqet në kinema në korrik, së pari në ShBA e mandej më vonë në vendet e tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy