17-23 Shkurt/ Nisin festimet e ‘Karnavaleve të Shkodrës’

17-23 Shkurt/ Nisin festimet e ‘Karnavaleve të Shkodrës’

Nga data 17 deri më 23 shkurt, rrugët e Shkodrës do të gjallërohen me ngjyra dhe atmosferë festive fantastike, pasi qyteti do të presë një javë plot festa, aktivitete dhe ngjarje kulturore të ndryshme.

Kjo e hënë shënoi fillimin e "Karnavaleve të Shkodrës," një traditë e veçantë e qytetit, që mbledh çdo vit qytetarët dhe vizitorët në një atmosferë mbresëlënëse.

 Programacioni i këtij viti është mjaft i larmishëm dhe përfshin një sërë aktivitetesh që do të tërheqin shumë vizitorë nga vendi dhe jashtë.

Sara Smaja, drejtoreshë e Kulturës në bashkinë Shkodër, për korrespondenten e MCN në Shkodër, shpjegoi se përmes aktiviteteve kulturore, synohet tërheqja e sa më shumë vizitorëve dhe promovimi i qytetit si një destinacion festiv dhe kulturor.

Ajo theksoi se një pjesë shumë e rëndësishme e festimeve janë fëmijët, të cilët do të angazhohen me performancat e tyre dhe do të sjellin një energji pozitive.

Festa e karnavaleve në Shkodër ka pasur gjithmonë një rëndësi të veçantë për qytetin.

Organizatoret sigurojnë një program të pasur që kulmon me djegien e dordolecit në ditën finale.

Rrugët e Shkodrës mbushen me atmosferë gëzimi, kreativiteti dhe entuziazmi, ku muzikat, kostumet shumëngjyrëshe dhe maskat veneciane janë disa nga elementët që e karakterizojnë këtë ngjarje festive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy