Zvicra fiton Eurovision 2024, triumfon këngëtari Nemo

Zvicra fiton Eurovision 2024, triumfon këngëtari Nemo

Këngëtari zviceran Nemo triumfoi në Eurovizion me këngën 'The Code'. Nata finale e Eurovision 2024 që u mbajt në Suedi dhuroi një spektakël, ndërsa këngëtari Nemo mori një rezultat mbresëlënës prej 591 pikësh.

Me një mesazh paqeje, artisti zviceran, i përlotur nga fitorja, foli për atë që do të dëshironte të ishte vijimësia e festivalit më të madh kontinental muzikor.

Jam shumë i emocionuar, nuk kam fjalë, dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, shpresoj që ky konkurs të vazhdojë të qëndrojë për paqen.

Vendin e dytë të “Eurovision 2024” e mori Kroacia me këngën “Rim Tim Tagi Dim”, ndërsa Ukraina është pozicionuar në vend të tretë.

Corinne Cumming / EBU Eden Golan

Shqipëria mori pjesë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit me Besa Kokëdhimën dhe këngën e saj “Titan” por nuk arriti të shkonte në finale aty ku Zvicra arriti të rrëmbejë çmimin e madh të këtij edicioni. Shqipëria i dha 10 pikë Italisë, 7 pikë Greqisë dhe 1 pikë Serbisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy